Ylli i Arsenal, Mesut Ozil, ka folur për herë të parë pasi hajdutët sulmuan veturën e tij, ku ishin edhe bashkëshortja e tij, si dhe Sead Kolasinac.

Dje, një ngjarje e pazakontë ka ndodhur, kur disa hajdutë, të pajisur me thika, kanë sulmuar veturën e Mesut Ozil, në të cilën gjendeshin edhe dy yjet e Arsenal,Ozil dhe Kolasinac.

Mesfushori me pasaportë gjermane ka folur për herë të parë pas këtij sulmi, duke konfirmuar se secili nga ata që ishin në veturë janë në gjendje të mirë.

“Sead, gruaja ime dhe unë jemi mirë, pas incidentit të mbrëmshëm në Londër” ka thënë Ozil në ‘Twitter’.

“Faleminderit për të gjitha mesazhet mbështetëse” ishin fjalët e Ozil.

Kolasinac bëri bujë në mediet botërore, pasi me trimëri doli dhe u bëri ballë hajdutëve të cilët ishin të armatosur.

Share.