Ka përfunduar ndeshja mes skuadrës së Malishevës dhe asaj të Dukagjinit, e vlefshme kjo për xhiron e 18 të Superligës së Kosovës.
Pas 90′ minutave lojë të zhvilluara janë shënuar gjithsej katër gola në ndeshje, ku rezultati final mes Malishevës e Dukagjinit qëndron i barabartë 2:2, përcjell TV Malisheva,
Golat për Malishevën i shënuan Bruqi (minuta e 58′) dhe Kryeziu (minuta e 62′), kurse për Dukagjinin realizatorë në gola ishin Ahmeti (minuta e 44′) dhe Shabani (minuta e 65′).
Me pikët e reja, Malisheva zë vendin e shtatë në tabelë me gjithsej 19 pikë, një më shumë se kundërshtari i sotëm Dukagjini që zë vendin e tetë në tabelë.
Rezultati final i ndeshjes është 2:2.