Ish-mësimdhënësi Istref Paçarizi, teksa ka folur për pjesëmarrjen e vajzave në shkolla, ka thënë se ato janë privuar në këtë proces, por që ata ia kanë dalur të ndikojnë tek prindërit e tyre që t’i lejojnë ato të të arsimohen, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se këtë ata e bënin duke ngritur padi ndaj atyre prindërve që ua ndalonin shkollimin vajzave të tyre, ku me këtë ata arrestoheshin për 15 ditë, gjë që i nxiti ata në njëfarë forme të shkollojnë ato.

“Populli filloi ta kuptojë pak rëndësinë e arsimit, pengesë ka pasur sidomos tek femrat, mirëpo atëherë ishte ligji që iu bënim padi prindërve që nuk shkollonin vajzat, dënoheshin me nga 15 ditë burg, kështu që ka psur vajzë që shkonin në shkollë”, ka thënë Paçarizi.

Ai ka thënë se një gjë të tillë u ka ndodhur ta bëjnë shpeshherë.

“Shpeshherë na ka ndodhur neve drejtorëve të bëjmë padi ndaj këtyre prindërve”, ka thënë ai.

Paçarizi ka qenë ndër mësimdhënësit e parë të shkollave në Malishevë. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.