Veterani i arsimit Istref Paçarizi, derisa ka krahasuar arsimin në kohën e tij dhe tash, ka thënë se sot arsimi ka përparime për nga cilësia, por ka edhe të meta, ku sipas tij, sot shkollat janë shumë te politizuara, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se kjo nuk sjellë rezultate të mira dhe se arsimi duhet tu mbetet mësimdhënësve dhe jo të ndikojë politika në të.

“Sot ka përparime në aspektimn shkencor, shumë ka përparime, mirëpo ka edhe disa të meta, për arsye se po përzihet politika në arsim, atëherë aty nuk ka rezultata të mira, arsimi duhet tu mbetet arsimtarëve dhe jo të futet poltika në të”, ka thënë ai.

Paçarizi ka thënë se mësuesit e organizojnë procesin arsimor dhe gjithçka që zhvillohet Brenda shkollës, ndërsa tania ty po përzihet politika.

“Kjo nuk është në rregull dhe në kompetencat e arsimit, shkolla duhet të financohet, mësuesit e dinë si mbahet mësimi, si organizohet jo të përzihen tjerët, dikur ka qenë më demokratike mereshin vendimet në shkolla, tash përzihet politika, nuk është në rregull”, ka thënë. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.