Problemet e shumicës së njerëzve përmirësohen brenda gjashtë javësh, por studiuesit zbuluan se disa luftuan me probleme të frymëmarrjes dhe kollitje për shumë më gjatë.
Studiuesit në institucione të ndryshme në rajonin e Tirolit të Austrisë u kërkuan pacientëve me coronavirus të cilët ishin pranuar në spital të ktheheshin për vlerësim gjashtë, 12 dhe 24 javë pasi ishin lëshuar.
Në kohën e vlerësimit të tyre të parë, më shumë se gjysma e pacientëve kishin të paktën një simptomë të vazhdueshme, kryesisht vështirësi në frymëmarrje dhe kollitje, dhe skanimet me CT treguan ende dëmtime të mushkërive deri në 88 për qind.
Por, në kohën e vizitës së tyre të radhës simptomat ishin përmirësuar dhe dëmtimi i mushkërive u zvogëlua në 56 për qind. Është shumë herët të kemi rezultate nga vlerësimet në 24 javë.
Dr Sabina Sahanic, një studente klinike në Klinikën Universitare në Innsbruck dhe pjesë e ekipit që kreu studimin, tha: “Lajmi i keq është se njerëzit tregojnë dëmtime të mushkërive nga COVID-19 javë pas rehabilitimit”.
Lajmi i mirë është se dëmtimi tenton të përmirësohet me kalimin e kohës, gjë që sugjeron se mushkëritë kanë një mekanizëm për të riparuar veten e tyre, shkruan dailymail.
Në vizitën gjashtë-javore, ekokardiogramat treguan se 48 pacientë (58.5 për qind) kishin mosfunksionim të barkushes së majtë të zemrës në pikën kur ajo është relaksuese dhe zgjeruese (diastola).
Treguesit biologjikë të dëmtimit të zemrës, mpiksjes së gjakut dhe inflamacionit u ngritën të gjithë në mënyrë të konsiderueshme.
Dr Sahanic shtoi: “Për fat të mirë, në grupin e Innsbruck, ne nuk kemi vërejtur ndonjë mosfunksionim të rëndë të zemrës të lidhur me coronavirusin në fazën post-akute”.
“Mosfunksionimi diastolik që kemi vërejtur gjithashtu tentonte të përmirësohej me kalimin e kohës”, përfundoi ajo. /TV Malisheva