Pacientët që kërkojnë shërbime në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, vazhdojnë të përballen me lista të gjata të pritjes.

Në disa prej klinikave janë me qindra dhe mijëra pacientë që presin për të kryer intervenime ose për të marrë shërbime diagnostike.

Drejtuesit e klinikave thanë se të gjitha këto lista të gjata të pritjes vijnë si rezultat i mungesës se anesteziologëve.

Shumë pacientë në Kosovë detyrohen të presin me vite në lista të gjata të pritjes në pamundësi për të kryer shërbime brenda afatit kohor kur pacientët kanë nevojë.

Listat e pritjes në QKUK vazhdon t’i kryesojë Klinika e Kirurgjisë Vaskulare.

Drejtori i klinikës, Hajriz Rudari tha se “Në këtë njësi janë në pritje mbi 1500 pacientë për të kryer intervenimin e venave varikoze, ndërsa për intervenime të tjera nuk ka listë të pritjes”, ka thënë Rudari.

/TV Malisheva 

Share.