Në bazë të analizave të publikuara sot nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP), edhe një person nga Komuna e Malishevës, ka rezultuar pozitiv me COVID-19, por për të qenë të drejtë me qytetarët, ju bëjmë me dije se qytetari i konfirmuar sot me COVID-19, është kthyer në vendin e tij ku jeton me familje dhe punon jashtë vendit, pra nuk gjendet në Malishevë.

Shtabi Komunal Emergjent për Menaxhimin e Situatës me pandeminë COVID-19 në Malishevë, është në dijeni për rastin dhe në kontakt me personin, i cili e ka konfirmuar se ka udhëtuar për në vendin ku jeton me familje dhe punon atje.

Testi i është bërë ditë më herët dhe i njëjti për shkak të obligimeve në punë, nuk ka mundur të pres më gjatë për marrjen e rezultatit të analizës.

Përndryshe, Shtabi Komunal, edhe njëherë ju bën thirrje të gjithë qytetarëve, që të vazhdojnë të respektojnë masat mbrojtëse kundër COVID-19, duke mbajtur distancën sociale, të mbajnë maskat mbrojtëse dhe të mbajnë higjienën e nevojshme.

Share.