Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, pas mbledhjes së Komisionit për Integrime Evropiane tha se Kosovës i duhet Qeveria Kurti II, në mënyrë që vendet e Bashkimit Evropian ta ndryshojnë perceptimin për Kosovën.

“Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të reja dhe t’i tregojmë Evropës se Kosova e dëshiron Bashkimin Evropian dhe se qytetarët e sajë kanë të drejt të lëvizin pa viza. Kosovës i duhet qeveria Kurti dy për të ndryshuar perceptimin e shteteve për BE-së.”/Tv Malisheva

Share.