Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e humoristit Rasim Thaçi – Cima.

Thaçi vdiq në moshën 71 vjeçe pas një beteje me koronavirusin.

“Sot na paska lënë humoristi ynë i madh Rasim Thaçi. Me personazhin e tij fiktiv, Cima, na bëri të gjithëve të qeshim”, ka thënë Pacolli në Facebook.

“Vërtet një aktor i madh. Fizikisht nuk është më me ne, por biografia tij e pasur dhe emri tij i njohur do të jetojë përgjithmonë! Familjes Thaçi, miqve dhe kolegëve të tij i shprehi ngushëllimet e mia”./TV Malisheva

Share.