Në Tërpezë të Malishevës është duke vazhduar kërkimi i 2 vjeçarit i cili ka humbur gjatë ditës së djeshme.

Për humbjen tij ka reaguar edhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Pacolli nëpërmjet një postimi në profilin e tij ‘facebook’ ka publikuar një fotografi të 2 vjeçarit derisa ka thënë se, “Të gjithë lutemi që Tian Krasniqi, nga Tërpeza e Malishevës, dy vjeç, të gjendet sa më parë! Kushdo që di ose sheh ndonjë gjë, kontaktoni Policinë e Kosovës!”.

Ndërsa komuna e Malishevës ka njoftuar për gjetjen e 2 vjeçarit janë angazhuar njësitet e policisë, FSK-së dhe kërkimit të njëjësisë së zjarrfikësve dhe shpëtimit dhe ekipet emergjente komunale.

“Ka filluar kërkim shpëtimi për një fëmijë 2 vjeçar i çili ka humbur në pasditen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Terpezë të Komunës së Malishevës. Në kërkim janë të angazhuara njësitë e policisë, FSK-së, ekipet e kërkimit të njësisë së zjarrfikësve dhe shpëtimit, ekipet emergjente komunale dhe vullnetarë nga i tërë vendi”, thuhet në komunikatën për media.

Share.