Ministri i Jashtëm në detyrë dhe biznesmeni, Behgjet Pacolli ka prezantuar planin për nderimin e banesave në Thumanë, pas shkatërrimit që ky vend pësoi nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Me një shpejtësi rekorde përfundoi projekti i ndërtesave me apartamente moderne, që do të ndërtohen në Thumanën e goditur nga tërmeti rreth 3 javë më parë”, ka shkruar Pacolli.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Të dashur miqtë e mi,  Me një shpejtësi rekorde përfundoi projekti i ndërtesave me apartamente moderne, që do të ndërtohen në Thumanën e goditur nga tërmeti rreth 3 javë më parë. Tani është çdo gjë gati për të filluar ndërtimi, i cili do të financohet komplet nga familja Pacolli, nëpërmjet fondacionit “Behgjet Pacolli”. Falënderoj të gjithë grupin që punuan në punët pregaditore dhe projektuese.

Share.