Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka reaguar ndaj deklaratave që u bënë sot nga Ministria e Ekonomisë se minatorët kanë pagë mesatare prej 1,250.
Në reagimin e tyre thuhet se ky informacion është i pavërtetë.
“Me ane të këtij postimi e demantojmë fuqishëm një informacion të till të pavërtete dhe propagandues. Publikimi i një lajmi te tille qëllimin e vetëm ka dezinformimin e opinionit publik dhe krijimi i një klime negative lidhur me grevën te cilin jemi duke e mbajtur si minatorë. Si formë e përshtatshme për te humbur ndikimin dhe rendësin e e grevës në opinionin publik“, thuhet në reagim.
Ata thanë se paga mesatare është 700 deri në 750 euro.
“Ju njoftoj se paga mesatare ne minierën e Trepçës se Kosoves është 700-750 euro. Dhe se informacioni i shpërndare nga ministria është i paqëndrueshmen dhe jo i vërtete. Njëkohësisht ju njoftojmë se qëllimi i kësaj greve nuk është kërkesa jone për ngritjen e pagave.
Kërkesat tona te parashtruara ne mënyre publike tanimë e disa muaj jane të qarta dhe konkrete. Përmirësimi i kushteve te punës, Sigurimi shëndetësor, pagesa e pagave aktuale me kohe dhe shkarkimi i një menaxhment i cili çdo dite e me shumë është duke e shkatërruar minierën e Trepçës. Keto kanë qenë dhe mbetën kërkesat tona dhe se minatorët nuk do të dorëzohem deri ne realizimin e kërkesave të tyre”.
/TV Malisheva