Evertoni dhe Arsenali do të ballafaqohen sonte me fillim nga ora 21:00 në kuadër të xhiros së 15-të të Premier Ligës.

Skuadra nga qyteti i Liverpoolit mëngjesin e së hënës ka njoftuar se ka shkarkuar Marcel Brandsin nga posti i drejtorit sportiv të futbollit pas tri viteve angazhim në këtë rol, transmeton KosovaPress.

Klubi i futbollit Everton mund të konfirmojë se Marcel Brands është larguar nga posti i drejtorit të futbollit. Brands iu bashkua Evertonit nga PSV Eindhoven në qershor të vitit 2018 dhe u emërua në bordin e klubit në vitin 2019. Pronari dhe drejtorët dëshirojnë të falënderojnë Marcelin për shërbimin që i ka dhënë Klubit gjatë tre viteve e gjysmë të fundit dhe t’i urojnë atij mirë për të ardhmen e tij”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Evertoni.

Më tutje Evertoni konfirmon mbështetjen për trajnerin Rafael Benitez i cili është në qendër ë kritikave për shkak të rezultateve të dobëta ku në pesë ndeshjet e fundit ka katër humbje dhe një barazim.

Evertoni renditet në vendin e 16-të me vetëm 15 pikë pas 14 xhirove.

Share.