Nga ora 19:00 do të zhvillohet derbi i kësaj javë në Superligën e Kosovës ku do të ballafaqohen lideri aktual i tabelës, Drita dhe Prishtina që do të zhvillohet në stadumin “Fadil Vokrri”.
Interesimi për ta ndjekur këtë sfidë nga tribunat është mjaftë i madh dhe për këtë edhe do të ketë kontrolle rigoroze në hyrje të stadumit, përcjellë TV Malisheva.
Ky është njoftim i lëshuar nga Prishtina pak para ndeshjes:
𝗡𝗷𝗼𝘁𝗶𝗺 𝗺𝗲 rëndësi për tifozët!
FC Prishtina njofton tifozët që sonte kanë planifikuar ta përcjellin nga afër ndeshjen FC Prishtina – FC Drita, se do të kenë kontrolla në hyrjet e stadiumit për sendet e ndaluara.
Dyert e stadiumit “Fadil Vokrri” hapen në ora 17:00.
Gjërat që janë të ndaluara i keni të cekura në listën e mëposhtme.
𝑵𝒆̈ 𝒌𝒐𝒏𝒕𝒓𝒐𝒍𝒍𝒊𝒏 𝒆 𝒑𝒂𝒓𝒆̈ 𝒏𝒅𝒂𝒍𝒐𝒉𝒆𝒏:
– shishet e qelqit pavarësisht madhësisë
– shishet e plastikes pavarësisht madhësisë
– pije alkoolike apo substanca narkotike
– ushqim
– ombrellat (çadrat)
– çantat e shpinës
– mbushësit e telefonave
– armë zjarri dhe çfarëdo arme apo mjet i rrezikshëm.
𝑵𝒆̈ 𝒌𝒐𝒏𝒕𝒓𝒐𝒍𝒍𝒊𝒏 𝒆 𝒅𝒚𝒕𝒆̈ 𝒏𝒆̈ 𝒉𝒚𝒓𝒋𝒆 𝒕𝒆̈ 𝒔𝒕𝒂𝒅𝒊𝒖𝒎𝒊𝒕 𝒏𝒅𝒂𝒍𝒐𝒉𝒆𝒏:
– shishe të plastikes, kanaqe, shishe qelqi, bëhet kontrolli i tupanëve dhe flamujve.
– Ndalohen armë, thika, boksa të hekurt, pankarta me mbishkrime ofenduese ose raciste dhe gjëra tjera që nuk janë të lejuara: shkrepëset, mjete piroteknike, parfume apo deodorant, gjëra tjera të ngurta.
– Ndalohet ushqimi i të gjitha llojeve (përveç ushqimit të fëmijëve 24 muajsh), paketimet e patejdukshme si farat, çipsi, smoki, kikirik, lajthi, badem, çdo paketim që nuk duket në brendësi.
/TV Malisheva