Pallati Buckingham thotë se do të hetojë pretendimet që Dukesha e Sussex bullonte stafin mbretëror, duke shtuar se ishte “shumë i shqetësuar” nga akuzat.
Kjo, pas një raporti në gazetën Times se Meghan u përball me një ankesë për bullizim kur ajo ishte një anëtare e familjes mbretërore. Sipas medias, ankesa u bë në tetor të vitit 2018, ndërsa duka dhe dukesha po jetonin në Pallatin Kensington.
Pallati mbretëror tha në një deklaratë se “nuk e toleron dhe nuk do të tolerojë bullizimin ose intimidimin”, duke shtuar se do të flasë me anëtarët e stafit të përfshirë.
Në një deklaratë, Pallati Buckingham, i cili është përgjegjës për punësimin e stafit mbretëror, tha:
Në një deklaratë, zëdhënësi i Meghan tha se dukesha është e trishtuar nga ky sulm i fundit ndaj saj, pasi ajo ka qenë shënjestër e bullizimit vetë dhe është e përkushtuar për të mbështetur ata që kanë përjetuar dhimbje dhe trauma.
Hetimi i nisur tregon qartë se Pallati Buckingham po e trajton çështjen me shumë seriozitet. /TV Malisheva