Një pamje e gërmadhave të një ndërtese të shembur pas tërmetit 7.7 ballë goditi Adana të Turqisë.

Të paktën 912 njerëz u vranë dhe 5,385 të tjerë u plagosën në 10 provinca pas një tërmeti të fortë që goditi Turqinë jugore të hënën në mëngjes.

Provincat Gaziantep, Sanliurfa, Diyarbakır, Adana, Adıyaman, Malatya, Osmaniye, Hatay dhe Kilis u prekën rëndë nga tërmeti.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD) tha se tërmeti me magnitudë 7.7 goditi në orën 4:17 të mëngjesit dhe kishte qendër në distriktin Pazarcik në provincën jugore të Kahramanmaras të Turqisë.

Më vonë të hënën, një tërmet i ri me magnitudë 7.6 goditi Turqinë jugore, me qendër në rrethin Elbistan të Kahramanmaras.

/TV Malisheva 

Share.