Mërgim Vojvoda është bërë hit në rrjetet sociale pas një veprimi tij shkëlqyer individual në duel me Harry Kane dhe Callum Hudson-Odoi në ndeshjen kualifikues për Euro 2020 mes Kosovës dhe Anglisë.
Mbrojtësi anësor i Standard Liege pati një paraqitje mesatare në humbjen e thellë të Kosovës 4:0 kundër Anglisë të dielën në ndeshjen e fundit kualifikuese mes tyre në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, raporton Gazeta Express.
Por një rast kur ai i tregoi shkathtësitë në duel me sulmuesit Kane dhe Odoi ka marrë vëmendjen, sidomos në rrjetet sociale.
24-vjeçari u zu ngushtë të mes vijës anësore dhe asaj fundore, por një lëvizje e shkëlqyer duke e pasuar topin thembër te bashkëlojtari i tij Amir Rrahmani.
Për më shumë, shikojeni videon më poshtë.
Never afraid to play good football!
Mergim Vojvoda showing his class against England.#KOSENG 🇽🇰🏴https://t.co/kYBQsMRkkR
— Kosovan Football 🇽🇰 | 😷 (@kosovanfooty_EN) November 17, 2019