Arsimtari i Gjeografisë, Bedri Krasniqi, përmes një postimi në facebook ka shkruar për shpellën “Gropa e Keqe”, e cila, sipas tij gjendet në fshatin Shkozë.

“Shpella gjendet rreth 500 m larg shtëpive të fundit të fshatit dhe gjendet në pronën private. Kjo shpellë është e njohur për banorët me emrin “Gropa e Keqe”. Shpella është e njohur shumë herët nga banorët”, shkruan ndër tjerash Krasniqi.

Postimi i plotë:

SHPELLA ( GROPA ) E KEQE

Shpella “Gropa e Keqe” gjendet në perëndim të fshatit Shkozë në lartësinë mbidetare apsolute 669 m. Shpella gjendet në shkarjen në mes malit Kryeguri ( 883 m ) dhe Shkozë (794 m).

Shpella gjendet rreth 500 m larg shtëpive të fundit të fshatit dhe gjendet në pronën private.

Kjo shpellë është e njohur për banorët me emrin “Gropa e Keqe”. Shpella është e njohur shumë herët nga banorët.

Hyrja është natyrore, ekspozicionin e ka nga jugperendimi, ka gjërsinë 2.7 m dhe lartësinë 1.30 m. Kanali i shpellës shkon nga veriperendimi, ka gjatësin maksimale 31 m dhe përbëhet nga dy salla.

Qysh në fillim të hyrjes shpella është e ngushtë. Pasi të kalohet kjo ngushticë pas 4 metrash me një pjerrtësi mjaft të madhe, hymë në sallën e parë. Salla ka dimensionet maksimale 6 x 5 m dhe lartësi maksimale 9 metra. Salla e parë është dëmtuar nga faktori antropogjen dhe ka pak stoli.

Pasi kalohet salla e pare, kanali degëzohet ( në mes është një shkëmb ). Salla ka dimensionet 6 x 7 m dhe lartësi maksimale 9 m.

Salla e dytë në të gjitha anët është e mbuluar me dekorime shpellore: stalaktite, stalagmite,kolona, perde, shkëmbërrjedhës. Kjo sallë ka një zgjerim më të madh, gjithashtu është pjerrtësi e madhe, ku aty ngushtohet salla dhe fillon një zgavër e cila pastaj kjo zgavër shkon vertikalisht.

Kjo zgavër vertikale është emërtuar si ” bunari pa fund”. Ky “bunar” ka diametër prej 0.50 m dhe thellësi prej 3.7 metra dhe është me përplot banorë, lakuriq. Dyshemeja e kanalit të shpellës është e mbuluar me deltinë. Shpella ka rëndësi të madhe morfologjike, turistike, edukativo-arsimore etj./ Tv Malisheva

Share.