Zjarri që shpërtheu para pak çastesh në ish-fabrikën e Monopolit në Tetovë rrezikon edhe objektet për rreth fabrikës.
Në vendngjarje krahas ekipit të zjarrfikësve kanë dal në ndihmë edhe disa kompani private dhe po bëjnë përpjekje për lokalizimin e zjarrit.
Gjithashtu në ndihmë ka ardhur edhe ushtria dhe zjarrfikës të qyteteve tjera.
Për momentin nuk raportohet për të lënduar ose viktima.
Policia e Tetovës iu bëri apel qytetarëve që kanë sëmundje të frymëmarrjes të shmangin daljen në qytet në këto momente./TV Malisheva