Në rrjetet sociale janë duke qarkulluar pamje të reja nga grabitja e armatosur që ndodhi para dy ditësh në Ferizaj, në afërsi të pikës së karburanteve “Hib Petrol”, në bankomatet që ndodhen aty.

Në pamjet e reja që janë publikuar në Tik Tok, shihen personat e armatosur duke vendosur eksploziv pranë bankomatit.

Nga hetimet e para hetuesit rajonal kanë mësuar se cak i personave të maskuar ishin 3 bankomatet që gjenden skaj rrugës magjistrale në parkingun e qendrës tregtare ”Superviva” në Ferizaj.

“Personat e maskuar fillimisht me një mjet plasës kanë shpërthyer njërin bankomat, ndërsa kanë dëmtuar edhe dy bankomatët tjerë, mirëpo falë intervenimit të shpejtë të policisë, posa arrijnë patrulla e parë policore, të dyshuarit fillojnë të shtënë në drejtim të veturës së policisë dhe të largohen nga vendi i ngjarjes”, kishte njoftuar policia.

Rasti është cilësuar ” Vrasje e mbetur në tentativë, grabitje e armatosur e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.​

@ajeshqiptar

Pamje nga grabitja e Armatosur ne Ferizaj #ferizaj05 #kosova#ferizaj#hib#prishtinacity#prishtina#shqip

♬ original sound – Gjithçka n’Kosovë 🇽🇰

/TV Malisheva

Share.