Të mërkurën rreth orës 13:00 në fshatin Lumishtë të komunës së Malishevës, një shtëpi është përfshirë nga flakët.
Fqinjët e kishin vërejtur që nga shtëpia e Ali Paçarizit po dilte tym, dhe menjëherë kishin shkuar t’i dilnin në ndihmë anëtarëve të kësaj familje.
Ata kishin njoftuar policinë e Kosovës dhe zjarrfikësit, të cilit më pas ishin paraqitur në vendin e ngjarjes, dhe kishin bërë fikjen e zjarrit.
Anëtarët e kësaj familje rrëfyen për televizionin tonë, tmerrin e përjetuar atë ditë.
Për më shumë ndiqni kroniken e plotë./ Tv Malisheva