Gjigante nuk janë më të kërcënuara si specie në zhdukje, megjithëse ato janë ende në rrezik.

Kjo është ajo që autoritetet kineze kanë vendosur, duke nënvizuar se numri i këtyre kafshëve në natyrë ka arritur në 1 800.

“Klasifikimi i ri pasqyron kushtet e tyre të përmirësuara të jetesës si rezultat i përpjekjeve afatgjata për t’i ruajtur ato, përfshirë zgjerimin e habitateve”, tha Cui Shuhong, drejtor i Ministrisë kineze të Ekologjisë dhe Mjedisit.

Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) tashmë kishte hequr pandat gjigante nga lista e specieve të rrezikuara që nga viti 2016 duke i riklasifikuar ato si “të prekshme”.

Me atë rast, megjithatë, Pekini e kundërshtoi vendimin, duke deklaruar se ai mund të çonte në përpjekje lehtësuese për ruajtjen e këtyre kafshëve./TV Malisheva

Share.