Papa Françesku tha ditën e sotme gjatë meshës të së dielës në sheshin e Shën Pjetrit, se kërcënimi i një konflikti global nga pushtimi rus i Ukrainës duhet të bindë të gjithë njerëzimin se ka ardhur koha që të shfuqizojë luftën përpara se lufta të shfuqizojë të gjithë njerëzimin.
“Ka kaluar më shumë se një muaj nga pushtimi i Ukrainës, që nga fillimi i kësaj lufte mizore dhe të pakuptimtë, e cila si çdo luftë, është një disfatë për të gjithë ne. Ne duhet të hedhim poshtë luftën, që është një vend vdekjeje ku baballarët dhe nënat varrosin fëmijët e tyre, ku burrat vrasin vëllezërit e tyre pa i parë as ata, ku vendosin të fuqishmit dhe të varfërit vdesin”- tha Papa Françesku duke iu drejtuar mijëra njerëzve që ishin në shesh.
Ai shtoi se lufta në Ukrainë po shkatërronte të ardhmen e vendit, duke përmendur një statistikë që gjysma e fëmijëve të vendit duhej të largoheshin nga Ukraina.
“Kjo është kafshëria e luftës, diçka që është barbare” tha ai, duke u kërkuar dëgjuesve të tij që të mos e konsiderojnë luftën si të pashmangshme ose diçka me të cilën duhet të mësohen.
\TV Malisheva