Papa Françesku ka dënuar ashpër sulmin rus ndaj Ukrainës.
“Në emër të Zotit, le të dëgjohet britma e njerëzve të vuajtur dhe le të ndalojnë bombardimet dhe sulmet”, tha ai gjatë lutjes së tij javore të së dielës në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.
“Në emër të Zotit, ju kërkoj ndaloni këtë masakër.”
Bombardimi i spitaleve të fëmijëve dhe objektivave civile është “barbar” dhe nuk ka “asnjë arsye të vlefshme strategjike”, shtoi Papa./TV Malisheva