Ai ka bërë debutimin në skenë rreth një vit më parë, por ka arritur të shndërrohet në një nga artistët e preferuar të publikut.
Fjala është për reperin nga Kumanova, Bardhyl Idrizi, i cili për publikun njihet me emrin artistik Bardhi.
Ai së fundmi ka qenë pjesë e një interviste, ku mes tjerash ka folur edhe për të kaluarën e tij – kohën kur nuk merrej me muzikë.
Reperi i njohur tregon se përpara se të fillonte me muzikë ka punuar si kamerier – siç ndodh me shumë të rinj në vend.
Sido që të jetë, ai vetëm gjatë këtij viti ka sjell një sërë projektesh të suksesshme e të dëgjuara jo vetëm në trojet shqiptare.
“Diva”, “Lot”, “Do të doja’ dhe “Du&Ich”, janë vetëm disa nga hitet që solli këtë periudhë të shkurtër të vitit 2021. /TV Malisheva