Para se të takojë kryeministrin Avdullah Hoti, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është ndalur në zyrën e zëvendëskryeministrit dhe bashkëpartiakut Besnik Tahiri.

Këtë e konfirmoi vet Tahiri nëpërmjet një postimi në Facebook, që tha se përkrahja e Haradinajt është motivim dhe siguri për punë në proceset nacionale.

“Nder i veçantë për mua dhe ekipin tim me rastin e vizitës së Kryetarit Ramush Haradinaj. Përkrahja e tij për është motivim dhe siguri për punë në proceset nacionale që na presin në të ardhmen. Sot jemi më të fuqishëm dhe më të fokusuar në këto procese të rëndësishme, për Kosovën tonë shtet”, shkroi Tahiri./TV Malisheva

Share.