Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se është i shqetësuar se kriza e Ukrainës “mund të përhapet në pjesë tjera të Evropës dhe në botë, sidomos në Ballkanin Perëndimor”.

“Si komandant suprem kam lëshuar një urdhër për pjesëtarët e ushtrisë serbe dhe një kërkesë për forcat policore dhe njësitë speciale, që të përgatiten sa më mirë të jetë e mundshme, të vazhdojnë investimet në pajisje dhe armatim. Ne mendonin se paqja ishte diçka e mirëqenë, sot padyshim që nuk është kështu”, theksoi Vuçiç.

Duke komentuar krizën në Ukrainë, pasi presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret për njohjen e pavarësisë së Donbasit dhe theksoi se qëndrimi i Serbisë nuk do të jetë i lehtë.

“Ne po përballemi me sfida të mëdha – politike, të sigurisë dhe ekonomike. Ajo që kam përjetuar në tre ditët e fundit dhe ajo që pason në kuptimin politik nuk do të jetë e lehtë për Serbinë,” tha ai.

Vuçic shtoi se presionet politike ndaj Serbisë do të jenë më të mëdha se kurrë.

“Mund ta imagjinoni se sa presion do të ketë ndaj Serbisë tani për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, unë kam pasur tashmë thirrje për këtë çështje”, tha Vuçiç.

Ai tha se ka pasur një bisedë të rëndësishme me presidentin francez Macron për situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

/Euronews Albania/

Share.