Siç njoftojnë mediat perëndimore dhe bjelloruse, organet e sigurisë të Bjellorusisë kanë arrestuar 33 mercenarë rusë, pjesëtarë të grupit famëkeq paramilitar Wagner.

Strukturat bjelloruse të sigurisë, kishin siguruar informacione se një grup prej 200 paramilitarëve rusë kishin hyrë në territorin e Bjellorusisë, me qëllim të destabilizimit të situatës në prag të zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit.

Në mbrëmje në mes të 24-25 korrikut, në një hotel në kryeqytetin bjellorus në Minsk, kishte arritur grupi prej 33 paramilitarëve rusë. Ata ishin prezantuar si turistë nga Rusia, por dyshimet kishin lindur nga sjelljet dhe dukja e tyre.

Ata kishin prenotuar për një natë, por kishin qëndruar deri më 27 Korrik, duke lëshuar hotelin dhe duke u vendosur në resorin shëndetësor, Sanatoriumin e Minskut, që është në periferi të kryeqytetit bjellorus.

Mbrëmë me 29 korrik, njësiti i Shërbimit të Inteligjencës Bjelloruse (Комитет государственной безопасности Республики Беларусь, КГБ) i ndihmuar nga njësiti i ndërhyrjeve të shpejta të Policisë së Bjellorusisë, kishin arrestuar 33 pjesëtarët e Wagner, siç shihet edhe në videon më poshtë të postuar në Youtube.

Presidenti bjellorus, Llukashenko ka komentuar arrestimin e paramilitarëve rusë, duke thënë se ata do të përballen me dënimin me vdekje.

Agjencia Bjelloruse e Lajmeve “BeITA”, ka publikuar edhe emrat e të të arrestuarve:

1. Milayev, Arem Viktorovich;

2. Bakhtigarayev, Takhir Minigayanovich;

3. Altukhov, Aleksandr Viktorovich;

4. Li, Vladimir Aleksandrovich;

5. Kozhevnikov, Andrei Yuryevich;

6. Sapronov, Aleksei Vladimirovich;

7. Shcherbakov, Sergei Vladimirovich;

8. Volgin, Aleksei Vladimirovich;

9. Driga, Oleg Igorevich;

10. Pavlenko, Sergei Grigoryevich

11. Rudenko, Aleksandr Svyatoslavovich;

12. Kharitonov, Denis Yuryevich;

13. Sidorov, Sergei Aleksandrovich;

14. Koshman, Maksim Yaroslavovich;

15. Bubnov, Sergei Gennadyevich;

16. Nizhnik, Pavel Aleksandrovich;

17. Selikhov, Vladimir Ivanovich;

18. Fetisov, Gennady Yevgenyevich;

19. Fomin, Mikhail Nikolayevich;

20. Yekimov, Vladimir Sergeyevich;

21. Karimov, Rinat;

22. Shubin, Aleksandr;

23. Shelomentsev, Igor;

24. Maslov, Sergei Alekseyevich;

25. Zaidulen, Rustem;

26. Tokarenko, Andrei Viktorovich;

27. Serdyukov, Andrei Viktorovich;

28. Sergeyev, Fyodor Mikhailovich;

29. Tanov, Rafik Kabulovich;

30. Zyablitsev, Yevgeny Sergeyevich;

31. Samarin, Pavel Lvovich;

32. Bakunovich, Andrei Petrovich;

33. Shatsky, Artyom.

Wagner është njësi paramilitare ruse e krijuar nga presidentit Putin dhe nën drejtimin e Dimitri Utkin, nënkolonelit të forcave speciale ruse “Spetsnaz”.

Wagner është nën kontrollin e drejtpërdrejt të oficereve të shërbimeve inteligjente rus, FSB-së dhe GRU-së.

Në lidhje me Wagner është edhe biznesmeni kontrovers rus, Yevgeni Prigozhin, për të cilin thuhet se është njeri i afërt i presidentit Putin.

Ndryshe, paramilitarët e Wagner kanë qenë pjesë e konflikteve në Ukrainë, Siri, Republikën Qendrore Afrikane dhe Libi.

Në mesin e paramilitarëve të Wagner ka edhe paramilitarë serbë, ku vlen të ceket rasti i paramilitarit serb nga Kosova, Aleksa Gjuriq, i cili gjatë muajit maj ishte vrarë në luftime në Libi./Tv Malisheva

Share.