Citroeni që nga 2018-ta kishte paralajmëruar se gjenerata e re e limuzinës C5 do të jetë në shitje më 2020.
Dy vjet më vonë, C5 i ri ende nuk ka mbërritur, e madje edhe po të mos kishte pengesa shkaku i pandemisë së koronavirusit, është bërë e qartë se ky model nuk do të shihet nëpër rrugët e Evropës për një kohë.
Megjithatë, si shkruan “Autonews Europe”, prej këtij automjeti nuk është hequr dorë. Këtë e ka konfirmuar edhe njëri prej drejtorëve në Citroen, Laurence Hansen.
“C5 i ri po përgatitet dhe besomëni se duket mrekullueshëm”, ka shkruar Hansen në rrjetet sociale./ Tv Malisheva