Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka informuar se në pjesën e parë të ditës së sotme është paraparë të mbajë mot kryesisht me diell, por që vranësirat konvektive do të fillojnë nga gjysma e ditës, me ç’rast në orët e pasditës do të jenë në zhvillim për të krijuar kushte për reshje shiu.

Sipas parashikimeve, në zona të kufizuara rrezikohet të ketë edhe stuhi lokale me breshër.

“Temperaturat mbesin konstante me ditët e fundit. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit dhe verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë”, është bërë e ditur në njoftim.

/TV Malisheva

Share.