Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave mbi vendin tonë do të mbaj mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Temeperaturat sipas IHMK do të sillen nga 6 deri në 24 gradë Celsius. Të enjten dhe të premten do të ketë rënie të lehtë të temperaturave si dhe priten reshje shiu.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9 metër për sekondë.
Parashikimi i motit për pesë ditë:
E hënë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 21-25 gradë Celsius.
E martë do të jetë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 20-24 gradë Celsius.
E mërkurë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale diellore. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 20-24 gradë Celsius.
E enjte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 18-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.
E premte moti do të jetë kryesisht i vranët. Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 18-20 gradë Celsius.
/TV Arbëria