Vendi ynë është përfshirë nga acari. Edhe gjatë ditës së sotme moti mbetet i ftohtë, me erë e kryesisht me vranësira. Kohë pas kohe priten mundësi për rrebeshe të dobëta bore.
Temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstreme.
Temperaturat minimale për ditën e sotme do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1 deri 2 gradë celsius.
Në viset malore përveç reshjeve të dendura të borës parashihen temperatura më të ulëta për 3-5 gradë celsius, varësisht nga lartësia mbidetare.
Ky mot me këto temperatura ka krijuar ngrica si në viset e ulëta, po ashtu edhe në viset e larta, prandaj u rekomandohet ngasësve të automjeteve të kenë kujdes të shtuar në komunikacion./TV Malisheva