Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa javën e ardhshme parashihet të ketë reshje shiu.

Vranësirat mund të jenë të përqendruara kryesisht rreze maleve. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s. Java e ardhshme parashihet me reshje.

Indeksi UV do të jetë i lartë, andaj qytetarët këshillohen të respektojnë udhëzimet e IKSHP që prej orës 9-17 të mos iu ekspozohen rrezeve direkte të diellit. Java e ardhshme parashihet me reshje!/TV Malisheva

Share.