Nesër dhe të enjten pritet që të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Të enjten parashihen reshje të intensitetit mesatar.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-20 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi mesatare dhe lokalisht e fortë.

Situata biometeorologjike do të jetë relativisht e mirë për shkak të prezencës së reshjeve që ishin dhe që parashihen të vijnë sërish gjatë ditës së enjte.

/TV Malisheva

Share.