Instituti i Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar situatë pothuaj e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj të mbajë edhe për gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit.
Sipas institutit, në fushat termike parashihet rritje e lehtë sidomos të vlerave të maksimaleve, ndërsa minimalet mbeten të njëjta me ditët e fundit, duke bërë kështu që netët të jenë të fresketa me temperatura nën mesataren e korrikut.
“Temperaturat minimle do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-29 gradë Celsius, Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes”, thuhet në njoftim.
/TV Malisheva