Sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara kryesisht përgjatë relievit malor.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat do të shënojnë rritje të lehta, në orët e mesditës. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-38 gradë Celsius.
Indeksi UV vazhdon t’i mbajë vlerat e larta, prandaj këshillohet shmangia e kontaktit direkt me rrezet e diellit, në intervalin kohorë 10-17.
“Konsumo ujë, jo edhe lëngje të gazuara dhe me sheqer, bartë masa mbrojtëse, syze, kapelë, rroba të pambukta me ngjyra të lehta. Të moshuarit dhe rastet me sëmundje kronike të qëndrojnë në ambiente të freskëta dhe të ajrosura mirë”, janë disa nga këshillat që duhet zbatuar.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare. Të dielën parashihet rënie e lehtë e temperaturave maksimale pasi ka mundësi që vende-vende të ketë riga shiu të përcjellura me shkarkime rrufesh.
/TV Malisheva