Së fundmi në vendimet e tij, parlamenti italian ka miratuar shkurtimin e numrit të deputeteve dhe senatorëve.
Drafti kushtetuese është aprovuar me 553 vota pro, 14 kundër dhe 2 abstenime, dhe është përshëndetur nga kryeministri Giuseppe Conte, që e ka cilësuar një ligj historik.
Me këtë vendim numri i deputetëve shkurtohet nga 630 që janë aktualisht më 400 dhe atë të senatorëve nga 315 në 200. Duke qenë se bëhej fjalë për një ligj kushtetues ishte e nevojshme shumica e anëtarëve të Asamblesë, ose 316 vota.
Miratimi është pritur me duartrokitje nga salla, kryesisht nga deputetët e Lëvizjes 5 Yjet, e cila kishte promovuar ligjin. I pranishëm në sallë ka qenë edhe kryeministri Giuseppe Conte, i cili megjithatë ka zgjedhur rrjetin social Tëitter për të reaguar.
“Bëhet fjalë për një reformë që ul shpenzimet e politikës dhe bën më funksionale dhomat e Parlamentit. Ky është një hap konkret për të reformuar institucionet tona dhe një ditë historike për Italinë”.
Në të njëjtat linja është shprehur edhe ministri i Jashtëm Luixhi di Maio, i cili ia ka dedikuar fitoren qytetarëve italianë.