Bashkëshorti i Arbana Osmanit, Eduart Grishaj është bërë regjisori i parë shqiptar që do të xhirojë një film shqiptar në Serbi.
Kështu ka bërë të ditur vet moderatorja përmes një postimi në Instastory.
Ajo u shpreh se është tejet e emocionuar për këtë arritje të bashkëshortit të saj.
“7productions dhe Eduart Grishaj duke xhiruar në Serbi një film shqiptar është një emocion më vete. Gjithashtu urime Eduartit tim që qenka regjisori i parë shqiptar që xhiron një film shqiptar në Serbi”, ka shkruar ajo.