Ministria e Punëve të Jashtme e Britanisë së Madhe e ka bërë zyrtare që i janë ngrirë asetet drejtorit të Chelseat, Eugene Tenenbaum, ku institucioni britanez e ka përshkruar atë si njërin nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Roman Abramowich.

Qeveria e Britanisë po ashtu e konfirmoi që David Davidovich është goditur me një ngrirje të aseteve dhe me mos-lejim të udhëtimit, për shkak se përshkruhet si krahu i djathtë i Abramowich, përcjell KosovaPress.

“Ne jemi duke shtrënguar sanksionet kundër luftës së Putinit dhe kemi në cak njerëzit më të afërt të Kremlinit. Ne do të vazhdojmë me sanksione derisa Putin të dështojë në Ukrainë. Asgjë dhe askush nuk mund të përjashtohet”, tha sekretarja e Punëve të Jashtme, Liz Truss.

Drejtori i Chelseat, Tetenbaum në të kaluarën ishte kreu i korporatës së financave në “Sibneft”, kompani kjo e vajit e cila u shit nga Abramowich në vitin 2006.

Chelsea e cilëson Tetenbaum si njërin nga bashkëpunëtorët më të afërt të Abramowich, i cili iu bashkua bordit të Chelseat vetëm pak kohë pas blerjes së klubit londinez në vitin 2003.

Share.