Mëngjesin e ditës së sotme minibusi në të cilin ndodhej Ibrahim Tatlises u aksidentua me një kamionetë në Mugla të Bodrumit.
Pas përpjekjeve të shumta, këngëtarin arritën ta nxjerrin nga automjeti, shkruan TV Malisheva.
Tatlises tani ndodhet në spital dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, madje nga aty këngëtari ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një video duke kënduar.
Mediat turke raportuan se ani pse kishte ngecur në automjet, Tatlises ishte gjatë gjithë kohës i vetëdijshëm dhe mund të fliste.
Këngëtari nga vendi ku ndodhi aksidenti, u fut në autoambulancë, duke e fshehur përmes çarçafëve, e po njësoj ndodhi edhe kur arriti në spital, me qëllim që fotografët të mos shkrepnin fotografi.