Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman po qëndrojnë në Kosovë.
Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman gjatë mëngjesit arritën në Kosovë
Aktori turk u prit në takim nga ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Shala, me të cilin biseduan për mundësinë e bashkëpunimit në fushën e kinematografisë.
E pranishme në këtë takim ishte edhe Almeda, ndërsa pas përfundimit të takimit, ata u drejtuan për në hotel.
Almeda publikoi imazhe nga atje, ku tregoi se në Kosovë po e shoqëron edhe nëna e saj, ndërsa në një prej videove e fokusoi edhe objektin e Qeverisë.