Ylli i Newcastle, Allan Saint Maximin, u pa duke i dhuruar një orë të markës Rolex një tifozi pas fitores së skuadrës së tij në xhiron e parë të Premier Ligës kundër Nottingham Forest.

Pasi ndihmoi skuadrën e tij të regjistronte një fitore 2:0 ndaj Nottinghamit të sapo promovuar në kampionat, Saint Maximin i dorëzoi një Rolex një tifozi të Newcastle i cili mbante një flamur francez me emrin dhe numrin e anësorit, përcjell TV Malisheva.

Tifozi, Steve Dutton, i cili ishte ai që qëndronte prapa gjestit dashamirës nga Saint Maximin tha në Twitter:

“Unë isha personi që më dha orën ASM. Isha fare pa fjalë. Mendova se ai po vinte për të nënshkruar autografe dhe për të bërë foto me fëmijët. Unë jam ende në shok, nuk mund ta falënderoj sa duhet @saintmaximin”.

Kjo nuk ishte hera e parë që Saint Maximin i dhuroi një orë një fansi, pasi ai e bëri të njëjtën gjë në dhjetor të vitit 2021.

Newcastle sapo kishte regjistruar fitoren e parë të sezonit në Premier Ligë kundër Burnleyt, dhe i dha një tifozi një orë me vlerë 2,300 eurove pas ndeshjes.

Videon e rastit në fjalë e gjeni më poshtë.

https://twitter.com/Haber7_Spor/status/1556262293113020417 

Share.