Ditë më parë, reperi i njohur Genc Prelvukaj ka bërë të ditur se është infektuar me virusin corona.

Ndërkohë partnerja e tij, këngëtarja Eni Koçi publikoi në InstaStory rezultatin e testit të saj, i cili ishte negativ.

Tani pas disa ditësh, gjendja e Gencit duket se ende nuk është aq stabile, teksa është detyruar që të mjekohet në spital.

Ka qenë Eni ajo e cila ka publikuar në InstaStory një fotografi të Gencit, ku shfaqet e shtrirë teksa merr infuzion.

“Me dashurinë time. Ne do ta kalojmë atë”, ka shkruar këngëtarja Koçi në mbishkrimin e fotografisë.

Kujtojmë që çifti kanë disa vite lidhje së bashku dhe bashkëjetojnë në Prishtinë. /TV Malisheva

Share.