Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se, pas konferencës së mbajtur mbrëmë, nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me demantimin e lajmeve për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19.

Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës, në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore në pajtim me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, duke iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, nga neni 426 të KPRK-së.

“Prokurori i Shtetit, do të veprojë në secilin rast ku cenohet interesi publik dhe shëndeti i qytetarëve, konform autorizimeve të tij ligjore, prandaj ju sigurojmë se kushdo që tenton ta dëmtojë një proces kaq delikat dhe konfidencial, do të përgjigjet para organeve të drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Shtetit.

Gjatë ditës së djeshme ishte raportuar se ministri Arben Vitia nuk ka nënshkruar kontratën me kompaninë Pfizer dhe BionTech, për çka furnizimi me vaksina do të shtyhet deri në shtator.

Mirwpo Vitia në një konferencë për media tha se sigurimi i vaksinave për qytetarët nuk është lojë, dhe kështu rrezikohet shëndeti i qytetareve.

Madje, ka ftuar Prokurorin e Shtetit që të veprojë të veprojë nga kujtdo që dëmton një proces kaq delikat. Sipas tij, në këtë fazë nuk mund të flitet për progresin në këtë aspekt, meqë janë deklarata nën betim./TV Malisheva

Share.