Ajo ditë më parë solli një nga projektet më të veçanta që ka realizuar deri më tani.
Fjala është për artisten nga Shqipëria, Luana Vjollca, e cila solli këngën e re të quajtur “1 Mijë Vjet”.
Derisa po shijon suksesin e këtij projekti, biondja ka nisur pushimet në Turqi në një nga resorted luksoze atje.
E nga ky destinacion, ajo ka publikuar disa imazhe në të cilat rrëmbeu vëmendje me paraqitjen joshëse.
E veshur në një fustan shkëlqyes ari e triko të shkurtër të zezë, ylli i “Shiko Kush Luan” duket në formë të mahnitshme.
Sidoqoftë, Luana mes shumë gjërash nuk zbuloi se me kë po kalon pushimet pavarësisht se aludimet janë nga më të ndryshmet.
“1 Mijë Vjet” përndryshe për pak ditë ka mbledhur mijëra klikime në platformën YouTube. /TV Malisheva