Modelja e njohur gjermane, Sofia Thomalla i ka dhënë fund lidhjes me portierin e Besiktas, Loris Karius.
Por, nuk ka shkuar gjatë dhe tani 32-vjeçarja është gati të dalë në publik me dashurinë e saj të re.
Aktorja poston një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet në përqafim të yllit të tenisit, Alexander Zverev, teksa dyshja shihen së bashku në plazh.
Thuhet se ata janë takuar përmes një shoku të përbashkët dhe disa javë më parë dyshohet se njohja u bë më shumë se miqësi.
Vetëm disa muaj më parë prezantuesja Sophia Thomalla konfirmoi për “Bild” se nuk ishte më në ldihje me Loris Karius , 28-vjeç. Lajmi erdhi si befasi, pasi kishte zëra për një fejesë të tyre.
Ndërkaq, tenisti ishte në një lidhje me modelen, Brenda Patea deri në verën e vitit 2020. Të dy u bënë prindër të një vajze në mars të këtij viti. /TV Malisheva