Skuadra e Fushë Kosovës ka siguruar inkuadrimin në Superligën e Kosovës pas plot nëntë vitesh pritje.

Në ndeshjen e sotme kundër Ramiz Sadikut, Fushë Kosova barazoi 2:2, barazim ky i cili edhe zyrtarisht ia siguroi titullin e kampionit në Grupin B të Ligës së Parë.

Nga sezoni i ardhshëm, Fushë Kosova dhe tifo-grupi “Pampurat” do të garojnë në Superligën e Kosovës.

Pjesë e ceremonisë së ndarjes së medaljeve ishte edhe kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, i cili i dhuroi në fund trofeun skuadrës së Fushë Kosovës.

“Shpresoj që kjo skuadër me organizim të mirëfilltë do të kontribuojë në rritjen e mëtejshme të nivelit të Superligës”, tha Ademi.

/TV Malisheva

Share.