Sulmuesi shqiptar Armando Broja ka nisur stërvitjet për rikuperimin e tij pas operacionit.
Sulmuesi i Chelseat pësoi një lëndim në gju gjatë miqësores kundër Aston Villa në dhjetorin e vitit të kaluar duke këputur ligamentet dhe u detyrua t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjike, transmeton TV Malisheva.
Dy muaj pas operimit, Broja ka nisur stërvitjet në palestër për të rikuperuar formën e tij, ndërsa pritet të jetë i gatshëm për fillimin e edicionit të ri 2023/24.
Në faqen zyrtare, Chelsea ka publikuar një video nga stërvitja e Brojës me mbishkrimin “Duke punuar fort për një rikthim të fuqishëm”.
Working hard for a stronger return! 💪 pic.twitter.com/S7dJ7wsy2n
— Chelsea FC (@ChelseaFC) March 21, 2023
/TV Malisheva