Komisioni i Ligjeve nisi të diskutojë këtë të hënë buxhetin e ri, por nuk ia doli që shifrat të diskutoheshin ballë për ballë.

Deputetët e maxhorancës socialistë dhe disa deputetë të PD vazhduan ndjekjen e diskutimeve. Ata shprehën pakënaqësinë për zhvillimin e mbledhjes në rrethana të jashtëzakonshme dhe rikthimin e saj fizikisht.

“Sikur ka shpërthyer luftë. Nuk është etike dhe as e hijshme që pr/buxheti të diskutohet online, kur pjesa më e madhe e kolegëve janë brenda ambienteve të kuvendit. Ju lutem mos na hiqni të drejtën për të folur dhe lirinë e fjalës. Do respektojmë kolegët e PS-së dhe do të kemi rikthim normal të seancës sonë”, tha Koti.

“Çfarë bëtë ju dje. Nuk ishit ju por kolegët e tu që bllokuat derën. Do të bllokoni derën apo komisione normale. Jeni gati të lini ‘nongratat’ të mos ju marrë peng. Ky është problem që kini”, tha Shalsi.

Mbledhja vazhdoi, ndërsa projektbuxheti u votua në parim nga kampi i socialistëve.

Ministri i Financave i pranishëm në mbledhje u shpreh se buxheti për drejtësinë është dyfishuar që nga 2016-ta, ndërsa reforma do të vijojë të mbështetet edhe në projektbuxhetin e ri, me rritje pagash e investime të reja.

Edhe buxheti për pushtetin vendor është rritur me 10% sipas tij dhe do marrin plot 710 milionë euro.

/TV Malisheva

Share.