Superliga e Kosovës ka kompletuar edhe xhiron e pestë të edicionit garues 2022/23, edhe pse jo të gjitha skuadrat i kanë zhvilluar të gjitha ndeshjet.
Kryendeshjne e xhiros së pestë ndërmjet Prishtinës dhe Ballkani e fitoi skuadra nga Suhareka me rezultat 1-0, ndeshje kjo e cila u zhvillua të dielën në “Fadil Vokrri”, raporton TV Malisheva.
Pas pesë xhirove, tabelën e kryeson Gjilani që ka 13 pikë dhe i ka zhvilluar të gjitha ndeshjet, i ndjekur nga Ballkani me nëntë pikë dhe ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.
Drita është e treta me tetë pikë kur i ka zhvilluar katër ndeshje, Prishtina ka një pikë më pak në vendin e katërt kurse Malisheva e kompleton pesëshen e parë me gjashtë pikë.
Kjo është renditja e plotë:
- 1. Gjilani – 13 pikë
- 2. Ballkani – 9 pikë
- 3. Drita – 8 pikë
- 4. Prishtina – 7 pikë
- 5. Malisheva – 6 pikë
- 6. Drenica – 5 pikë
- 7. Llapi – 5 pikë
- 8. Ferizaj – 3 pikë
- 9. Trepça ’89 – 2 pikë
- 10. Dukagjini – 1 pikë
/TV Malisheva